Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 09:53 | Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës. Tre automjete me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A. janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Si rezultat i përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi Flobert Ajazi, 35 vjeç. Dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e tij kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos