
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë, raporton A2 CNN.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa dyshohet se në një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.
Sipas gazetetarit Igli Çelmeta, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë mbledhur dhe filmimet e disa kamerave në vendngjarje, nënvizon A2 CNN. (A2 Televizion)