Konsumuan karamele të gjetura në rrugë, 3 fëmijë përfundojnë në Spitalin e Korçës

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 18:55 | Kronikë

Konsumuan karamele të gjetura në rrugë, 3 fëmijë

Tre fëmijë të moshave 3,7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët në Pediatrinë e Spitalit të Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Kjo sipas familjarëve ka sjellë shqetësime shëndetësore te të miturit, shkruan A2 CNN. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos