Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për punonjësin e gardës Mateo Ademi, i cili ka kanosur për shkak të detyrës shefin e sektorit të trafikut urban dhe interurban të Elbasanit Besmir Likaj.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor M.A., i dyshuar për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.
Pas kallëzimit të shtetasit B.L., i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë”, njofton policia. (A2 Televizion)