Aksident i rëndë zinxhir pranë shkollës “Ali Demi” në Vlorë

Nga Edi Ruçi
13 Janar 2026, 08:43 | Kronikë

Aksident i rëndë zinxhir pranë shkollës “Ali

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira, shkruan A2 CNN.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos