Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin, arrestohet autori në Kavajë

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 10:08 | Kronikë

Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin, arrestohet autori në

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 6 në Kavajë. Policia njofton se 42-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas Policisë, autori u identifikua dhe u kap brenda pak orësh në Durrës. Në pranga ra edhe një 35-vjeçar, i cili dyshohet se e ndihmoi të largohej nga vendngjarja.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma e krimit është sekuestruar si provë materiale.

Njoftimi i Policisë Kavajë

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Në pranga edhe shtetasi që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh kërkime, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se rreth orës 20:30, të datës 22.03.2026, në lagjen nr. 6, Kavajë, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe, pas rreth tre orësh, lokalizimi i tij në lagjen 17/1, Durrës.

Shërbimet operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit P. M., 42 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se plagosi me armë zjarri (pistoletë) shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Rikaj, Kavajë, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.

Shërbimet e Policisë, pas disa orësh kontrollesh, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos