Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 14:50, teksa një 42-vjeçar duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me dy makina të tjera.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër një 37-vjeçar, ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet, shkruan A2 CNN.
Fatmirësisht të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.
Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)