I përfshirë në grabitjen e 30.000 eurove në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 13:44 | Kronikë


Policia në Tiranë ka arrestuar pas 8 muajsh një 49-vjeçar të përfshirë në muajin nëntor të vitit të shkuar në grabitjen e një shumë prej 30.000 eurosh në kryeqytet.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 finalizuan operacionin “November”. Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Ç., 49 vjeç. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Në nëntor të vitit 2024, dyshohet se shtetasi A. Ç., në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në banesën e shtetasit A. Ç.

Saka, policia vijon punën për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos