Fier, makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Nga Çaku Tafa
4 Korrik 2025, 11:25 | Kronikë

Fier, makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme, në rrugën “Kastriot Muço” në Fier, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

Këmbësori ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, shkruan A2.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos