Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të komisariatit në 5 vende vakante në të gjithë vendin. Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit përfundoi fazën e pikëzimit, sipas ligjit të Policisë së Shtetit, për garuesit.
Fillimisht, për të qenë shef komisariati në 5 vendet vakante, Komisariati nr. 2 Tiranë, Rinas, Himarë, Komisariati i Kufirit Dibër dhe Komisariati i Kufirit Sarandë, aplikuan 50 oficerë policie me gradat "nënkomisar", "komisar" dhe "kryekomisar".
Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 oficerë. Por, në fazën intervistuese morën pjesë 42 prej tyre, pra 4 punonjës policie u tërhoqën nga gara.
Tashmë, në përfundim të procesit, kufiri minimal kualifikues për të marrë një emërim të mundshëm, duhej të ishte 70 pikë. Në këto kushte, nga 42 garues në total, vetëm 17 prej tyre kaluan pragun prej 70 pikësh.
Listën fituese e kryeson zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Idris Daulle, me 74 pikë. Pasohet nga Përparim Dema, shef aktual në Komisariatin e Rinasit. Kjo është hera e parë që shefi i Komisariatit të Rinasit zgjidhet me garë.
Në listën fituese nuk mungojnë as emra të tjerë që më herët kanë qenë shefa komisariatesh, si Oltion Agolli e Bledar Rreshka.
Në listë është e vetmja grua që garon për shef komisariati, Ediona Dano, aktualisht shefe seksioni për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjes së të miturve në DVP Tiranë. Pas pikëzimit të kandidatëve, ata kanë afat 5 ditë për ankimimin. Në vijim, është detyrë e kryepolicit Ilir Proda për emërim në mesin e 17 vetave, 5 emrat fitues.
Lista e emrave dhe pikëzimi
1. Kryekomisar Idris Daulle - 74
2. Kryekomisar Perparim Dema - 73
3. Kryekomisar Faik Ruko - 72
4. Komisar Ermal Gjoka - 72
5. Komisar Elvid Shehu - 72
6. Kryekomisar Florian Dano - 72
7. Nënkomisar Ferit Merkaj - 71
8. Komisar Kliton Zharri - 71
9. Kryekomisar Artur Mersini - 70
10. Komisar Behar Gançi - 70
11. Kryekomisar Oltjon Agolli - 70
12. Kryekomisar Pllumb Kovacica - 70
13. Kryekomisar Bledar Rreshka - 70
14. Kryekomisar Ardjan Cela - 70
15. Nënkomisar Ermal Kenaçi - 70
16. Komisar Edjona Dano - 70
17. Komisar Feliks Hoda - 70
18. Komisar Sokol Myrta - 68
19. Komisar Orgert Thoma - 68
20. Komisar Arjan Demçe - 67
21. Kryekomisar Elvin Karaj - 67
22. Komisar Roland Alushani - 67
23. Kryekomisar Alfred Cenaj - 66
24. Komisar Albert Hoxha - 66
25. Komisar Arben Kadu - 65
26. Kryekomisar Artan Kuka - 64
27. Komisar Petrit Hala - 61
28. Komisar Arenc Qordja - 61
29. Kryekomisar Skelzen Mefushi - 59
30. Komisar Saimir Koçiaj - 58
31. Komisar Ylli Bici - 58
32. Nënkomisar Armand Zegirllari - 55
33. Komisar Klodian Dani - 54
34. Kryekomisar Armand Kerçani - 53
35. Komisar Belina Nurja - 53
36. Komisar Kelton Liçkollari - 51
37. Komisar Aldo Habip - 50
38. Komisar Jeton Marku - 50
39. Komisar Artan Redhaj - 50
40. Komisar Bekim Selimaj - 49
41. Komisar Admir Goduni - 49
42. Nënkomisar Thoma Zisi - 48 (A2 Televizion)