
Një zjarr i madh vijon të përhapet prej disa orësh në zonën e Levanit në Fier, raporton A2 CNN.
Në vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektivë dhe 20 forca bashkiake, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe dy autobote për furnizimin me ujë.
Ndërkohë, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve.
Zjarri është afruar pranë Liqenit të Levanit, duke rrezikuar edhe dy bar-restorante që ndodhen në këtë zonë. (A2 Televizion)