"Arrestimi i paligjshëm", i zunë derën Ramës, lirohen nga qelia 14 protestuesit

Nga Armand Bajrami
4 Shtator 2026, 19:17 | Kronikë

Në ditën e 97-të të saj, protesta nisi në orën 10 paradite dhe shumë larg kryeministrisë. Efekt... Pikëtakimi ishte sheshi para Gjykatës së Tiranës dhe qëllimi ishte mbështetja e 14 protestuesve të arrestuar mbrëmjen e së martës, që dolën në gjyq për caktimin e masës së sigurisë.   Pas një seancë që zgjati më shumë se 3 orë, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve dhe lënien e tyre pa asnjë masë sigurie.

Arrestimi i tyre, pas dyshimeve për “pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme” dhe “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit” u deklarua i paligjshëm. 

Gjatë seancës, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, por edhe masë plotësuese, ndalimin e tyre për të qëndruar për një kohë të gjatë në grumbullime nën hapësirat nën juridiksionin e Komisariateve nr. 1, 2 dhe 3 në Tiranë. Të arrestuarit kërkuan lirim të menjëhershëm. Masa plotësuese u konsiderua nga avokatët, si një përpjekje për t’i penguar klientët e tyre të protestonin

14 protestuesit e liruar prangosën mbrëmjen e së martës, pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, që bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë, kur kreu i qeverisë Edi Rama ishte në godinë. Në reagimin zyrtar, Policia tha se protestuesit penguan qarkullimin e autoriteteve të lartë shtetërore dhe se nuk liruan rrugën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos