Flakët e rëna në zonën e Radostinës në Fier u përhapën me shpejtësi drejt Levanit, në zonën e liqenit.
Thatësira dhe era e fortë bëri që të përhapet edhe drejt zonave të banuara dhe Peshtanit të Vogël.
Për vënien nën kontroll, në ndihmë shkuan zjarrfikës nga Fieri dhe bashki të tjera, por edhe një helikopter, por deri në mbrëmje situata vijoi të ishte jashtë kontrollit.
Flakët iu afruan disa shtëpive. Banorët deklarojnë se disa u dogjën, por për shefin e zjarrfikësve zjarri shkoi deri në oborr.
Kritika kishte dhe për mbërritjen e helikopterit. Për t’u ardhur në ndihmë forcave të ndërhyrjes, por edhe banorëve pranë zonës, mbërritën edhe autoambulancat, por fatmirësisht nuk u kërkua ndërhyrja e tyre. (A2 Televizion)