Ngjarja e Vlorës, Lamallari dhe Hita: Po hetohen pretendimet e palëve

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
4 Shtator 2026, 15:13 | Kronikë

Ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i policisë kanë konfirmuar se për ngjarjen e Vlorës pranë një resorti turistik, po verifikohen të gjitha deklaratat dhe pretendimet e palëve. Ndërsa është garantuar që policia është në dispozicion të ligjit dhe udhëzimeve që vijnë nga prokuroria.

Policia e shtetit ka konfirmuar se është duke vlerësuar pretendimet dhe deklarimet e të gjithë palëve që kanë qenë protagonistë në ngjarjen e Vlorës pranë një resorti turistik në zonën e Orikumit, të ndodhur të enjten e kaluar, duke konfirmuar angazhimin maksimal të kësaj strukture që në momentet e para që mori njoftimin.

Në këtë kontekst edhe ministri i brendshëm ka konfirmuar angazhimin e policisë dhe vënien e kësaj strukture në dispozicion të ligjit dhe të udhëzimeve që vijnë nga prokuroria.

Këto deklarata u bënë gjatë një aktiviteti në qytetin e Kukësit në kuadër të një turi me fokus sigurinë e qytetarëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos