Një i moshuar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në Hamallaj, të Durrësit.
Policia bën me dije se 70-vjeçari ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra.
“Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, informon policia.
Sakaq, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi me inicialet M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)