Aksident me 2 të plagosur në Malësi të Madhe

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 17:59 | Kronikë

Aksident me 2 të plagosur në Malësi të Madhe

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrjoll në Malësi të Madhe.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një kamion ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin në fjalë.

Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe / Informacion paraprak-Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos