Menaxhimi i trafikut në Fier, policia rrugore shkresa edhe institucioneve për sinjalistikën

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
26 Dhjetor 2025, 15:41 | Kronikë

Akset rrugore nacionale apo rurale të qarkut të Fierit janë ndër më problematikët sa i takon fluksit të qarkullimit por për fat të keq edhe numrit të lartë të aksidenteve rrugore më pasojë jetët njerëzore. Në këto ditë të fundit të këtij viti fluksi I lëvizjeve është rritur ndjeshëm si në qytetin e Fierit ashtu edhe në akset e tjera të këtij qarku, dhe kjo ka detyruar policinë rrugore të dalë me një plan masash për menaxhimin e trafikut me qëllim uljen e numrit të aksidenteve.

Përvec anës këshilluese dhe apelit që bëjnë drejtuesit e Policisë Rrugore të qarkut të Fierit për drejtuesit e automjeteve u janë dërguar shkresa dhe janë organizuar takime edhe sa i takon gjendjes së rrugëve dhe sinjalistikës, e cila në disa zona shfaq problematikë në perimetrin rrugor.

Sipas drejtuesit të sektorit të qarkullimit rrugor të Fierit, drejtimi i mjeteve nga minorenë dhe drejtimi I mjeteve nën efektin e alkoolit së bashku me shpejtësinë e tejkaluar do të kenë shkelje të patolerueshme nga ana e efektivëve në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos