Aksident me 2 të plagosur në Maliq, tre automjete përplasen me njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
19 Korrik 2025, 16:24 | Kronikë

Aksident me 2 të plagosur në Maliq, tre automjete përplasen me

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Symizë të Maliqit.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Po ashtu mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia sapo mbërriti në vendin e ngjarjes për të parë provat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos