Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Punishtja”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit të pajisjeve të ndaluara.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes së shpejtë të hetimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi H. N., 30 vjeç, banues në zonën e Kombinatit, shkruan A2 CNN.
30-vjeçari u kap teksa qarkullonte në qendër të Kombinatit me një armë zjarri me silenciator, gati për qitje.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi:
Një armë zjarri me silenciator
Një pushkë zjarri
Municion luftarak
Doza kokaine
Në vijim të hetimeve, shërbimet e Policisë zbuluan në afërsi të banesës një punishte të improvizuar, e cila dyshohet se përdorej nga i arrestuari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme, që më pas shiteshin te persona të përfshirë në krime kundër jetës dhe pronës. (A2 Televizion)