Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 20:52 | Kronikë

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës, shkruan A2 CNN.

Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetra hektarë.

Shërbimet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor, për të bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat të favorizuara nga era janë përhapur në drejtime të ndryshme duke dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë vatrat e zjarrit janë ende aktive edhe në kodrat e Gorishovës, por me intensitet të ulët, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos