Vrasja në mat, burg për dy të dyshuarit, mohojnë përfshirjen në krim

Nga A2 CNN
19 Korrik 2025, 14:16 | Kronikë

Vrasja në mat, burg për dy të dyshuarit, mohojnë

Gjykata e Dibrës vendosi “arrest në burg” për Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllua për shkak të sekretit hetimor. Të arrestuarit kanë mohuar të jenë autorë të vrasjes, por grupi hetimor thotë se ndaj tyre ka prova të forta që i implikon në krim.

Në lidhje me vrasjen e të riut, në kërkim policor janë shpallur edhe dy persona të tjerë, Kristi Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj të cilët dyshohet që pas krimit të jenë larguar jashtë territorit shqiptar, shkruan A2 CNN.

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23-vjeçarit u hodh në liqenin e Shkopetit. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë humbja e një sasie droge në Gjermani dhe për këtë vëllezërit Bushgjokaj akuzonin viktimën Renis Dobra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos