Skandal në Vorë/ Etiketa të falsifikuara mbi produkte të skaduara, magazina i rikthente në treg

Nga A2 CNN
19 Korrik 2025, 10:08 | Kronikë

Skandal në Vorë/ Etiketa të falsifikuara mbi produkte të

Policia zbuloi në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve ushqimore të përpunuara, të cilat ishin të skaduara që prej janarit dhe shkurtit të këtij viti. Këto produkte më pas hidheshin sërish në treg, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorëve, shkruan A2 CNN.

Në pranga ranë:

·         F. D., 38 vjeç, administrator i magazinës;

·         A. D., 58 vjeç, magazinier.

Të proceduar penalisht:

·         S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit;

·         A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Hetimet zbuluan se subjekti me aktivitet në fushën e import-eksportit dhe tregtimit të mallrave industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara në tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i falsifikonte etiketat e skadencës dhe më pas i shiste pa asnjë dokumentacion tatimor.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallra ushqimore të përpunuara, të cilat kishin afat skadence në janar dhe shkurt 2025, por data ishte ndryshuar për të mashtruar konsumatorët.

Dosja hetimore i është referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale:

·         “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”,

·         “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”,

·         “Fshehja e të ardhurave”,

·         “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,

·         “Punësim i paligjshëm” dhe

·         “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos