Aksident me 5 të plagosur në Cërrik, dy në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2025, 19:46 | Kronikë

Aksident me 5 të plagosur në Cërrik, dy në gjendje të

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrethrrotullimin e Cërrikut, ku janë përfshirë dy vetura.

Mësohet se dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa të plagosur kanë mbetur si pasojë e përplasjes edhe tre pasagjerë, që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

Në aksin rrugor "Elbasan–Cërrik", në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Sakaq, dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështira në rrugë të kenë qenë shkaqet kryesore të përplasjes. Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos