Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku dy automjete janë përplasur si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar rëndë, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, një problem i përsëritur në këtë segment rrugor.
Banorët e zonës kanë ngritur prej kohësh shqetësimin për mungesën e masave të sigurisë rrugore në këtë aks, ku thuajse çdo ditë regjistrohen aksidente. Ata kanë protestuar disa herë duke kërkuar ndërhyrje emergjente për përmirësimin e infrastrukturës dhe vendosjen e sinjalistikës përkatëse. (A2 Televizion)