Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare, raporton A2 CNN.
Një makinë e llojit Renault Clio, e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar ka aksidentuar një tjetër të moshuar tek vijat e bardha.
Ky i fundit mësohet se është plagosur rëndë, ndërkohë që njollat e gjakut janë ende prezente në vendngjarje, shkruan A2 CNN.
Ai është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës, ku pritet të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
(A2 Televizion)