Aksident me pasojë vdekjen në aksin Korçë-Kapshticë

Nga Artin Halili
2 Tetor 2025, 11:44 | Kronikë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Korçë-Kapshticë

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Kapshticë në Bilisht.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një pasagjer i një automjeti ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, shkruan A2 CNN.

Forcat e policisë ndodhen në drejtim të vendngjarjes për të hetuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi shkaqet dhe identitetin e viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos