Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari dhe anasjellas

Nga Elitjona Doko
2 Tetor 2025, 11:41 | Kronikë

Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari dhe

Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.

Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme, shkruan A2 CNN.

Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos