Seanca e parë gjyqësore ndaj Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë

Nga Armand Bajrami
9 Mars 2026, 10:03 | Kronikë

Seanca e parë gjyqësore ndaj Veliajt, kryebashkiaku nuk merr

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në seancën e parë gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme.

Përmes një deklarate ka njoftuar gjykatën se nuk paraqitet në seancë me pretendimin se "nuk kam seancë paraprake".

Gjykata ka njoftuar avokatët e zgjedhur më herët nga Veliaj, të cilët kanë pohuar se nuk kanë më tagra përfaqësimi.

E pranishme për Veliajn vetëm avokatja kryesisht, Valentina Teodoresku, shkruan A2.

Teodoresku në sallë u shpreh: “Ne nuk kemi bërë seancë paraprake. Ne nuk na janë dhënë të gjithë dokumentet. I mbrojturi prej meje të njihet me dokumentet e çështjes. Unë kam patur dy herë kontakte me klientin. Herën e parë nuk e takova pasi ishte në serum. Herën tjetër qëndruam vetëm një orë. Kërkojmë që t'i vihen në dispozicion të gjithë fashikujt e çështjes”.

E pandehura Ajola Xoxa ka marrë dijeni për seancën e sotme, por nuk është paraqitur. Për të janë paraqitur avokatët  Maksim Haxhia dhe Dritan Jahaj.

Avokati Maksim Haxhia tha se “klientja jonë është në pamundësi për t’u paraqitur, për shkak të shtatzanisë dhe mjeku e ka ndaluar që ajo të paraqitet për momentin në këtë seancë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos