Plagoset me armë zjarri një shtetas turk në Tiranë

Nga Igli Çelmeta
9 Mars 2026, 20:15 | Kronikë

Plagoset me armë zjarri një shtetas turk në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. A2CNN mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi turk Halil Uçar 39vjeç.

Për momentin gjendja e të plagosurit paraqitet stabël, jashtë rrezikut për jetën. 

Në njoftimin paraprak të policisë thuhet:

"Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos