Policia e Elbasanit ndaloi vëllanë e Durim Bamit, lihet i lirë pas verifikimit

Nga Belinda Ruçaj
21 Shtator 2025, 16:38 | Kronikë

Policia e Elbasanit ndaloi vëllanë e Durim Bamit, lihet i lirë

Valter Bami, vëllai i Durim Bamit të njohur për drejtësinë, u ndalua sot nga policia e Elbasanit gjatë një kontrolli rutinë në qytet teksa ishte i vetëm në automjet. Burime policore bënë të ditur fillimisht se ndalimi lidhej me dyshimin se ai kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Menjëherë pas ndalimit, Bami u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit për verifikime.

Burime për A2 CNN konfirmuan më vonë se pas kontrollit rezultoi se Valter Bami e kishte shlyer tashmë masën e arrestit shtëpiak dhe nuk ishte më nën këtë masë sigurie. Për këtë arsye, ai është lënë i lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos