Aksident me një të plagosur në Korçë, makina përplaset me motorin

Nga Artin Halili
21 Shtator 2025, 21:31 | Kronikë

Aksident me një të plagosur në Korçë, makina

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, mbi spitalin rajonal.

Një automjet ka përplasur një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos