Aksident në aksin Himarë-Borsh, humb jetën një grua, 2 të plagosur

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 13:54 | Kronikë

Aksident në aksin Himarë-Borsh, humb jetën një grua, 2

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 12:00 të mesditës së sotme në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ku u përfshinë një motomjet dhe një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, motomjeti që drejtohej nga një shtetas austriak, F. P., 63 vjeç, u përplas me një automjet të drejtuar nga shtetasi D. K., 61 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja në motomjet, e cila ndodhej me shtetasin austriak, e cila u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos