Hita ultimatum policisë në qarqe: Lironi hapësirat publike dhe godisni drogën e armët pa leje

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 12:04 | Kronikë

Hita ultimatum policisë në qarqe: Lironi hapësirat publike dhe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkoi rritje të punës parandaluese, hetime cilësore dhe bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese.

Në takimet me drejtuesit e policisë në Shkodër dhe Lezhë, ai kërkoi masa për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe identifikimin e financuesve dhe organizatorëve.

Hita e cilësoi të papranueshme përsëritjen e situatës çdo vit dhe kërkoi analizë të rasteve për të goditur këtë veprimtari.

Në fokus ishin edhe goditja e armëmbajtjes pa leje, kontrollet për personat e armatosur, kapja e personave në kërkim dhe zbardhja e ngjarjeve kriminale.

Ai kërkoi masa ndaj ndërtimeve pa leje, lojërave të fatit dhe aktiviteteve të paligjshme, si dhe reagim të shpejtë ndaj qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos