Kontrolle intensive në Tiranë, 7 persona procedohen, bllokohen 34 mjete

Nga A2 CNN
16 Gusht 2026, 16:03 | Kronikë

Kontrolle intensive në Tiranë, 7 persona procedohen, bllokohen 34

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë 48 orëve të fundit, në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i kontrolleve, janë kontrolluar dhe verifikuar 131 automjete dhe 213 shtetas. Pesë persona dhe automjete janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme.

Ndërkohë, 7 shtetas janë arrestuar ose proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim pa leje drejtimi apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 48 orëve të fundit, ka intensifikuar kontrollet në terren, në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Forca e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë zhvilluar kontrolle të befasishme, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e automjeteve luksoze, të blinduara, me xhama të errësuar tej normave të lejuara dhe me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese.

Si rezultat i kontrolleve:

* janë kontrolluar dhe verifikuar 131 automjete dhe 213 shtetas;

* janë shoqëruar 5 persona dhe automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme;

* janë arrestuar/proceduar 7 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim pa leje drejtimi apo për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

* janë vendosur 3012 masa administrative, për drejtim nën efektin e alkoolit, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit, për xhama të zinj të riveshur, për mosdhënie përparësie qytetarëve, për parakalim të gabuar, si dhe për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

* janë bllokuar 34 mjete, për shkelje të ndryshme si dhe janë tërhequr 9 leje qarkullimi.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me fokus rritjen e sigurisë publike dhe rrugore, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe garantimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos