Rajmonda dhe Mark Nika, e veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit, mbërrijnë në SPAK.
Dy anëtarët e familjes Nika janë thirrur për të dhënë deklarime në lidhje me kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha dhe ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi.
SPAK regjistroi hetim për "21 janarin" më 15 korrik, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që përcaktoi Strukturën e Posaçme si kompetente për hetimin. (A2 Televizion)