Lanë ventilatorin ndezur, përfshihet nga flakët shtëpia

Nga Çaku Tafa
22 Korrik 2024, 10:25 | Kronikë

Lanë ventilatorin ndezur, përfshihet nga flakët shtëpia

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier. Kanë qenë fqinjët që kanë parë të dalë tym nga banesa dhe kanë njoftuar repartin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre, është bërë e mundur neutralizimi i flakëve.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodheshin njerëz. Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale.

Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një ventilator që ishte lënë në punë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos