
Një 61-vjeçar italian është arrestuar në vendin tonë pasi i ka shkaktuar një dëm prej 2,5 milionë eurosh shtetit francez, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze.
I arrestuari është shtetasi italian Vito Cardinale, shkruan A2.
"Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç", lexohet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari nga Italia.
Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç.
Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në. Gjithashtu, ka rezultuar se ky shtetas ka pastruar fitimet e kësaj veprimtarie kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë, për ta finalizuar procedurën për esktradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)