
Një aksident është shënuar rreth mesditës së kësaj të premteje në aksin rrugor Lushnjë–Berat, pranë fshatit Fiershegan.
Sipas dëshmive në vendngjarje, një trajler me targa shqiptare, që lëvizte nga Berati në drejtim të Lushnjës, ka përplasur fillimisht një automjet që ishte në lëvizje dhe më pas një tjetër që ishte i parkuar pranë një banese buzë rrugës, shkruan A2CNN.
Pas përplasjes, drejtuesi i trajlerit nuk ka ndaluar, por është larguar nga vendngjarja, duke vijuar lëvizjen në drejtim të paditur.
Pas njoftimit për aksidentin, policia është vënë në kërkim të mjetit dhe drejtuesit të tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)