Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve dhe caktimin e masës “detyrim paraqitje”

Nga Armand Bajrami
4 Shtator 2026, 12:58 | Kronikë

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve dhe caktimin e masës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar lirimin e 14 protestuesve, caktimin e masës së sigurisë "detyrim për paraqitje" dhe ndalim të qëndrimit për një kohë të gjatë para Komisariateve nr. 1, 2 dhe 3 në kryeqytet.

Të arrestuarit kanë kërkuar deklarim të paligjshëm të arrestimit dhe mos caktim të asnjë mase sigurie.

14 protestues u arrestuan dhe 3 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë pas protestës të së martës, e 94-tërta në radhën e protestave të zhvilluara para kryeministrisë.

Të arrestuarit i përkasin moshave nga 28 në 50 vjeç. Ata u prangosën pas përplasjes fizike me policinë, teksa bllokuan hyrje daljet e kryeministrisë në një kohë që kryeministri Edi Rama ndodhej në godinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos