Aksident në Lushnjë, përplasen tre automjete gjatë parakalimit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 13:05 | Kronikë

Aksident në Lushnjë, përplasen tre automjete gjatë

Një tjetër aksident rrugor është shënuar në qytetin e Lushnjës, në rrugën drejt stadiumit, pranë bizneseve mbi kanal.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë një tentative parakalimi, pasi drejtuesit nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit, shkruan A2CNN. 

Nga përplasja janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e pasojave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos