U qëllua 30 herë me breshëri drejt makinës së tj, ky është Viktor Bardhi, 65-vjeçari i vrarë në Mirditë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 11:41 | Kronikë

U qëllua 30 herë me breshëri drejt makinës së tj, ky

A2CNN ka siguruar një foto të Viktor Bardhit, 65-vjeçari që u ekzekutua dje në Mirditë. Viktima ishte nisur drejt ujësjellësit për të hapur linjën e furnizimit të fshatit Ndërfushas kur i është zënë pritë vetëm një kilometër nga banesa.

Drejt makinës së tij është qëlluar me breshëri të paktën 30 herë, duke e lënë të vdekur në vend. Shenjat e lëna në mjet tregojnë qartë sulmin nga autorët që kanë shfrytëzuar vendin për të mos u kapur nga kamera të sigurisë.

Vetëm pak momente pas ngjarjes së regjistruar rreth orës 9 të mëngjesit të kësaj të enjte policia zbuloi një makinë tip Audi, të djegur. Dyshimet janë se i mjeti ishte përdorur nga autorët për të kryer sulmin e rëndë që shënoi dhe viktimën e radhës.

Pista kryesore e hetimeve lidhet me hakmarrjen, për shkak dhe të përplasjeve me fisin Reçi një sagë e nisur prej vitit 2016

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos