Aksident në Kurbin, makina del nga rruga, plagoset drejtuesja e mjetit

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 16:04 | Kronikë

Aksident në Kurbin, makina del nga rruga, plagoset drejtuesja e mjetit

Një aksident automobilistik ja ndodhur ditën e sotme në Kurbin, në rrugën ‘Laguna-Patok’.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një grua duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Po ashtu mësohet se nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, përcjell A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak-Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos