I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, u përplas ashpër të enjten me Plarent Dervishajn në Gjykatën e Posaçme, në një debat që precipitoi deri në fyerje të rënda, e që detyroi gjykatën të përjashtojë nga salla të pandehurin Dervishaj.
Alibej, bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, u thirr si dëshmitar në gjykimin ndaj Dervishajt dhe Julian Meçes. Të ekstraduar nga Dubai në vit më parë po gjykohen për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja, aktualisht deputeti i zgjedhur të Partisë Demokratike.
Gjatë dëshmisë Alibej tregoi se Dervishajn e kishte njohur në vitin 2019, teksa kërkonte të gjente vrasësit e familjarëve të tij.
“E thirrnin Lenti, shoku. Kam folur në EnchroChat fillimisht, më pas me SKY. Nofka e tij ‘Barcelona’, ndërsa tek EnchroChat ‘Ghost’. Me Plarentin nuk më lidh asnjë gjë. Mbaj mend që pak më vonë Plarentit iu bëj atentat, biseduam për këtë. Unë shqetësohesha për të, si për hallet e mia dhe ia përcillja çdo informacion. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muharremi (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurorit Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi”, tha i penduari.
Alibej tha se shkëmbente informacione me të pandehurin dhe së një rast i kishte përcjellë një fotot të siguruar nga Nuredim Dumani, ku mendonte se ishin gjuajtësit në atentatin ndaj Dervishajt.
Deklarimi i tij sendonjëherë ja kalonte me siklet informacionet ngjalli reagimin e fortë të Dervishajt, që i tha “C’siklet ke ti, mo aman. Ke dy orë rri aty, gënjen!”.
Pas replikave të Alibejt, Dervishi shtoi “t’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djalë”.
Debati verbal kaloi në fyerje të rënda, aq sa gjykata largoi nga salla të pandehurin Dervishaj. Seanca vijoi në mungesë, por më vonë avokati tha se klienti i kishte kërkuar të largohej. Braktisja e sallës edhe nga avokatët, ju kushtoi nga 100 mijë lekë gjobë të vendosur nga gjykata. (A2 Televizion)