Garë “e nxehtë” për kreun e BKH, testet fizike zhvillohen më 10 korrik

Nga Armand Bajrami
4 Korrik 2025, 16:22 | Kronikë

Garë “e nxehtë” për kreun e BKH, testet fizike

10 korriku do të jetë ditë jo vetëm e nxehtë, por edhe e lodhshme, për 7 kandidatët për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, shkruan A2 CNN.

Kandidatët janë njoftuar nga SPAK se në këtë datë do të kryejnë testin fizik, që do të mbikëqyret edhe nga nja prokuror i posaçëm, pjesë e komisionit përzgjedhës dhe nga përfaqësues të Universitetit të Sporteve.

Testi fizik do të bëhet në ambientet sportive të repartit RENEA dhe kandidatët duhet të superojnë 300 metra spirnt, palosje barku për 1 minutë, pompa si edhe vrap rezistencë në një distancë prej 2.4 km.

Kandidatët e mbetur në garë janë Gledis Nano, Andi Pogaçe, Artur Bequ, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Joni Keta.

Më 26 qershor SPAK njoftoi skualifikimin nga gara të gjashtë prej 13 kandidatëve që kanë shfaqur interes për të marrë kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të konsideruar si “FBI”-ja shqiptare. Sipas Strukturës së Posaçme, gjashtë prej kandidatëve nuk kanë përmbushur kriteret ligjore, dokumentacionin dhe kushtet formale, për të qenë titullarë të mundshëm të BKH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos