Aksident në Lushnjë, 45-vjeçari përfundon në spital

Nga Çaku Tafa
18 Mars 2026, 09:34 | Kronikë

Aksident në Lushnjë, 45-vjeçari përfundon në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në By-Passin e autostradës në Lushnjë.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur një person që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Pasi ka kapërcyer barrierën anësore metalike, ai është goditur nga mjeti, megjithëse drejtuesi ka tentuar ta shmangë përplasjen.

45-vjeçari, drejtues i biçikletës, ka marrë dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i dëmtuari i ka prerë rrugën mjetit në një segment rrugor të pajisur me barriera anësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos