Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në kohë ndaj çdo telefonate apo informacioni, si element kyç për parandalimin e ngjarjeve dhe garantimin e sigurisë publike.
Ndërkohë, gjatë festimeve të Vitit të Ri, deri në orën 01:30 të 1 janarit 2026, në rang vendi janë raportuar 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët, fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Në Vaqarr, një e mitur 13-vjeçare ka pësuar dëmtime të lehta, ku dyshohet se është lënduar nga një plumb qorr. Policia bën me dije se shumica e rasteve janë shënuar në Tiranë, ndërsa raste të izoluara janë regjistruar në disa qytete të tjera të vendit. (A2 Televizion)