Një aksident automobilistik me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, raporton A2 CNN.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një automjet është përplasur me një motomjet, duke lënë të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere femër.
Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor "Fier-Patos", automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi G. M., shtetasi A. A. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)