Një mjet tip "Nissan" është përfshirë nga flakët në unazën veriore të qytetit të Korçës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në automjet.
Mjeti, sipas burimeve të siguruara, ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët në pjesën e motorit. Për punonjësit e shërbimit zjarrfikës, zjarri mendohet të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, shkruan A2 CNN.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij zjarri, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar lëndime. (A2 Televizion)