Fuoristrada përplaset me kamionin në Lushnje, një i plagosur rëndë

Nga Çaku Tafa
20 Shtator 2025, 17:09 | Kronikë

Fuoristrada përplaset me kamionin në Lushnje, një i plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lushnjë–Fier, pranë fshatit Savër.

Mësohet se një automjet tip fuoristradë është përplasur nga pas me një kamion. Mjeti me targa AC 099 XC, gjatë tentativës për të parakaluar, është përplasur në pjesën e pasme të kamionit.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Në vendngjarje ndodhet policia rrugore, e cila po menaxhon qarkullimin e rënduar në autostradë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos