Një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën këtë të shtunë në shtegun që të çon për tek Syri i Kaltër, në Theth. 49-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.
Mësohet se 49-vjeçari ka qenë duke vrapuar në drejtim të Syrit të Kaltër në Theth kur papritur ka humbur jetën.
Sakaq, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë. (A2 Televizion)